Fjalë Kyçe

Kastriot Rexha flet për përballjen e madhe, Feronikeli – Prishtina

Kastriot Rexha flet për përballjen e madhe, Feronikeli – Prishtina

Ditën e diel në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas, skuadra e Feronikelit e pret Prishtinën në kuadër të javës së fundit të IPKO Superligës së Kosovës.

Para kësaj sfide tejet të rëndësishme ku edhe do të vendoset se cila skuadër do të shpallet kampion i Kosovës, ka folur ekskluzivisht për Gazetën Alo, super sulmuesi i Feronikelit, Kastriot Rexha.

Bomberi i Superligës ka thënë se skuadra e Feronikelit janë të motivuar për këtë përbalje finale.

“Për ne është ndeshje e rëndsishme duke marrë parasysh se luajm direkt me kundërshtarin tonë për titull. Jemi të motivuar për këtë takim maksimalisht dhe shpresojmë të ja dalim në fund”, ka deklaruar super sulmuesi Kastriot Rexha për Gazetën Alo.

Feronikeli – Prishtina luhet të dielën me fillim nga ora 16:00.