Fjalë Kyçe

Kastriot Rexha, “Këpuca e Artë” për edicionin 2018/19

Kastriot Rexha, “Këpuca e Artë” për edicionin 2018/19

Kastriot Rexha edhe zyrtarisht mund të quhet “Këpuca e Artë” për edicionin 2018/19.

Sulmuesi i Feronikelit ka reliauzar plot 22 gola në 28 ndeshje këtë edicion duke qenë thjeshtë i pandalshëm për kundërshtarët.

“Kënaqësi e madhe të shpallesh kampion, luftuam deri në momentet e fundit për titull, e falënderoj Prishtinën për një garë të fort deri në fund, tifozët që na qëndruan afër”, tha pas ndeshjes Rexha.

Lista e golashënuesve më të mirë
“Kemi qenë këmbëngulës për gol, Prishtina nuk ka rrezikoi asnjëherë, këtë titull ja dedikoj presidentit të klubit”, e mbylli deklaratën e tij Rexha.