Fjalë Kyçe

Kastriot Rexha shpreson në rezultat pozitiv ndaj TNS

Kastriot Rexha shpreson në rezultat pozitiv ndaj TNS

Skuadra kampione e Kosovës, Feronikeli do të përballet me The New Saints, në ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi i njohur i skuadrës së Feronikelit, Kastriot Rexha, ka folur ekskluzivisht për Gazetën Alo, para kësaj sfide jashtëzakonisht të rëndësishme.

“Për ne është ndeshje me rëndsi duke marë parasysh se jemi mysafirë. Për ne do të jetë me rëndësi të marim një rezultat pozitiv. Shpresojmë të tregojm loj të mirë”, ka deklaruar Kastriot Rexha për Gazetën Alo.

Ndeshja The New Saints – Feronikeli luhet nesër prej orës 20:00.