Fjalë Kyçe

Katër fitore larg historisë, Dukagjini po i vjen Superligës me tifozeri e stadium simpatik

Katër fitore larg historisë, Dukagjini po i vjen Superligës me tifozeri e stadium simpatik

Katër fitore nga po aq ndeshje e ndajnë Dukagjinin nga Superliga.

Misioni nuk është i pamundur, por edhe arritja e bilancit 100 për qind fitore në ndeshjet e mbetura është goxha e vështirë.

Djemtë e Klinës po e kërkojnë rikthimin në elitë pas 16 vjetësh.

Ata renditen në vendin e dytë të Ligës së Parë me 53 pikë, një më shumë se sa Besa.

Në katër finalet e ardhshme luajnë me Bashkimin (mysafir), Vushtrrinë (vendas), 2 Korrikut (mysafir), Drenasit (vendas).

Stadiumi në Klinë ka një tribunë qendërore simpatike. Ajo ishte e stërmbushur në sfidën e fundjavës me Istogun. Për Superligë, kapaciteti i saj do të jetë i vogël.

Kujtojmë që Dukagjini është kampion i Kosovës në edicionin 1993/1994.