Fjalë Kyçe

Katër futbollistë dhe presidenti i klubit brazilian vdesin në aksident ajror

Katër futbollistë dhe presidenti i klubit brazilian vdesin në aksident ajror

Katër futbollistë dhe presidenti i klubit brazilian Palmas kanë vdekur pas rrëzimit të aeroplanit me të cilin po udhëtonin të dielën në shtetin verior të Brazilit, Tocantinas.

Ngjarja tragjike ndodhi kur aeroplani u rrëzua papritmas në tokë në fund të pistës, menjëherë pasi ishte ngritur.

Ata po udhëtonin drejt Goiania, në rajonin qendror të vendit, për një ndeshje kundër klubit Vila Nova.

Lojtarët që humbën jetën po udhëtonin me aeroplan privat për shkak se kishin dalë pozitivë në testin për COVID-19, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës kishte udhëtuar me aeroplan komercial.

Teksa edhe emrat e viktimave u bënë publike: Presidenti Lucas Meira dhe lojtarët Lucas Praxedes, Guilherme Noé, Ranule dhe Marcus Molinari, si dhe piloti, shkruan New York Post përcjell Klan Kosova.

Sipas njoftimit nga klubi, nuk ka asnjë të mbijetuar nga aksidenti.

Klubi brazilian Palmas u themelua në vitin 1997.

Ky ekip bën gara në kategorinë e katërt të futbollit brazilian.

Shkaktari i aksidentit nuk është bërë i ditur akoma.

Aeroplani me dy motorë i tipi Baron kishte kapacitet për gjashtë udhëtarë.

Aeroplani ishte përfshirë plotësisht nga zjarri kur zjarrfikësit kishin mbërritur në vendin e ngjarjes.

Thuhet se të paktën dy shpërthime janë regjistruar.