Fjalë Kyçe

Katër persona të vdekur dhe 85 të infektuar me koronavirus në Maqedoni

Katër persona të vdekur dhe 85 të infektuar me koronavirus në Maqedoni

Në Maqedoni të Veriut katër persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar 85 raste të reja, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut.

Dy të vdekur janë nga Shkupi, një nga Dibra dhe një nga Shtipi. Në 24 orët e fundit janë testuar 1188 mostra, ku 85 kanë rezultuar pozitive. Po ashtu janë shëruar 45 persona.

Në Maqedoni të Veriut në total janë infektuar 11.839 me koronavirus, 7664 janë shëruar, ndërsa 527 kanë përfunduar me vdekje. Janë 3648 raste aktive.

Në Kroaci janë regjistruar 61 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, duke çuar shifrën e rasteve aktive në 586.

Në total në Kroaci janë infektuar 5604 persona me COVID-19, nga të cilët 157 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 4861 persona.