Fjalë Kyçe

Katër të lënduar në dy aksidente, në Prishtinë e Fushë Kosovë

Katër të lënduar në dy aksidente, në Prishtinë e Fushë Kosovë

Katër persona janë lënduar në dy aksidente që kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në Prishtinë dhe në Fushë Kosovë.

Njëri aksident ka ndodhur tek Katedralja në Prishtinë rreth orës 19:15, në të cilën janë përfshirë dy vetura dhe janë lënduar dy persona.

Derisa në rastin tjetër në Fushë Kosovë, po ashtu, janë lënduar dy persona pas përplasjes së dy veturave.

Këto i ka konfirmuar për Koha.net zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

“Janë raportuar dy aksidente trafiku. Njëri tek Katedralja në Prishtinë në ora 19:15 dhe tjetri në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë në ora 20:00. Në të dyja aksidentet kanë qenë të përfshira nga dy vetura dhe të lënduar nga dy persona”, ka thënë Krasniqi.