Fjalë Kyçe

Katër të lënduar në një aksident në Veternik

Katër të lënduar në një aksident në Veternik

Dy aksidente kanë ndodhur brenda një ore në lokacione të ndryshme, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Veterrnik, ku si pasojë katër persona kanë marrë lëndime trupore.

Sipas zëdhënëses së Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, të lënduarit kanë pësuar nga aksidenti në Veterrnik.

“Sot rreth orës 18:00 në lagjen Vetërnik, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut rajonal”, tha Ahmeti për Telegrafin.

Kurse në aksidentin në Fushë Kosovë, ka pasur vetëm dëme materiale. “Rreth orës 19:00 në Fushë Kosovë, ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Në këtë aksident kanë shkaktuar vetëm dëme materiale”, tha Ahmeti.