Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Fazliu”, në Prishtinë, ku kanë mbetur të lënduar katër persona.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Vëllezërit Fazliu”, në Prishtinë. Ne aksident kanë qenë dy automjete të përfshira, ku janë lënduar 4 persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.