Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë humbur jetën katër persona si pasojë e infektimit me COVID-19.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë nga 2.481 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Tutje, MSH bën të ditur se numri i të shëruarve brenda këtyre orëve është 77 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.259
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:
10 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 14.901 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.447.040 doza të vaksinës.

Deri më sot 623.183 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.481 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 77 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.259.

Në total numri i rasteve aktive është 1.157.