Fjalë Kyçe

Katër të vdekur dhe 142 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Katër të vdekur dhe 142 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

142 raste të reja janë regjistruar në Kosovë në 24 orët e fundit, është bërë e ditur nga drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani.

Ramadani, gjatë një konferencë të hënën pasdite po ashtu ka bërë të ditur për 4 raste të vdekjes të regjistruar në këtë 24-orësh, gjë që e çon në 139 numrin e përgjithshëm të vdekjeve.

Janë testuar 485 mostra.

Gjendja epidemiologjike është vlerësuar ndërkaq se po normalizohet.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj të hënën ka vizituar Gjilanin. Rezultatet i ka bërë të ditura përmes një konference, gjatë qëndrimit atje. I pranishëm në konferencë ka qenë edhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Në po atë konferencë, ai e ka shpalosur përbërjen e Bordit 11-anëtarësh Këshilldhënës për Luftimin e COVID-19. Kryesues, si është bërë e ditur më herët, është caktuar mikrobiologu Lul Raka.