Fjalë Kyçe

Katër të vdekur dhe 643 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit

Katër të vdekur dhe 643 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit

Katër persona me COVID-19 kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në vend.

Në ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit pozitiviteti i rasteve të reja ka shënuar rënie pasi janë konfirmuar 643 raste të reja nga gjithsej 4.043 testime të kryera apo 15.9 %.

Sot janë shëruar 2.028 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 204.632.

Në total numri i rasteve aktive në vend është 14.639

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.433 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.800.413 doza të vaksinës, derisa 810.436 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 92.902 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.