Katër persona kanë vdekur si pasojë e zjarrit që përfshiu një fshat malor të dielën në Qipro.
Zjarri, i cili filloi të shtunën pasdite, detyroi evakuimin e të paktën tetë fshatrave malorë, ku përveç viktimave, shkatërroi edhe disa shtëpi dhe deri tani ka djegur 50 kilometra katrorë pyll me pisha dhe pemishte, sipas Ministrisë së Mjedisit të Qipros.
Zjarri detyroi Qeverinë e Qipros që të kërkojë avionë me zjarrfikës nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe Izraeli. Zyrtarët e departamentit të zjarrfikësve thanë se i gjithë departamenti është mobilizuar për të luftuar zjarrin me stafin jashtë shërbimit që kthehet në shërbim, shkruan Euronews, përcjell klankosova.tv.
Rreth 70 makina zjarrfikëse, shtatë buldozerë dhe 10 depozita uji janë mobilizuar.
Në anën tjetër, nga Policia kanë njoftuar se një 67 vjeçar do të qëndrojë në paraburgim për tetë ditë për të ndihmuar në hetimin rreth shkaktarit të zjarrit.