Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar katër raste të ndara të vdekjeve të dyshimta në rajonin e Prishtinës.
Përmes raportit 24 orësh, Policia e Kosovës njofton se në të katër rastet, viktimat janë të gjinisë mashkullore, vdekjet e të cilëve i kanë konstatuar ekipet mjekësore.
“Në rajonin e Prishtinës janë raportuar katër raste, të cilat janë trajtuar nga njësitë përkatëse policore. Lidhur me rastet, vdekjet e 4 viktimave meshkuj kosovarë i kanë konfirmuar mjekët kompetent”, thuhet në njoftim.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rastet janë iniciuar ‘Hetim i vdekjes’, ndërsa trupat e pajetë të katër viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.