Fjalë Kyçe

Katërshja e gjyqtarëve të Kosovës ndan drejtësinë në ndeshjen e Ligës së Evropës

Katërshja e gjyqtarëve të Kosovës ndan drejtësinë në ndeshjen e Ligës së Evropës

Sukseset e futbollit të Kosovës në kohët e fundit janë shumë dimensionale.

Si segment tepër i rëndësishëm dhe që ka shënuar ngritje të madhe pas anëtarësimit të FFK-së në UEFA është edhe ndarja e drejtësisë.

Në fakt, katërshja e gjyqtarëve nga Kosova me stemën e FIFA-s, në përbërje Besfort Kasumi, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa dhe Alban Shala janë deleguar nga UEFA për ta ndarë drejtësinë në ndeshjen e kthimit të paraeliminatoreve për Europa League, ndërmjet NSI Runavik nga Ishujt Faroe dhe Ballymena United nga Irlanda e Veriut, e cila zhvillohet të enjten në Ishujt Faroe.

Kjo do të jetë një tjetër mundësi për gjyqtarët tanë që t’i dëshmojnë vlerat e tyre në një garë të tillë dhe që në të ardhmen të kenë sa më shumë angazhime në nivele të tilla.