Dje në Nju Jork është mbajtuar një nga organizimet më prestigjoze sa i përket modës, shkruan GazetaAlo.
‘Met Gala’ është eventi më i madh i modës i cili mbledh yjet e shoubizit në një vend.
Katy Perry është artistja e cila tërhoqi vëmendjen me veshjen e saj.
Ajo njihet për stilin e saj interesant, ku shpeshherë shfaqet edhe qesharake ne eventet e ndryshme.
Perry këtë vit erdhi si një llambadar, që ngjanë shumë me personazhin Lumier te filmi ‘E bukura dhe Bisha’
Fustani është dizajnuar nga Moschino dhe i ilustruar me qindra kristale Swarovski./GazetaAlo/