KB Prishtina ka mësuar kundërshtarët për sezonin e ri të Champions League, shkruan Gazeta Alo.
Me përfundimin e shortit që u mbajt sot nga ora 11:00 në zyret e Champions League tanimë dihen edhe kundërshtarët në xhirot kualifikuese si dhe grupet e sezonës së rregullt.
Në xhiron e parë përballemi me 7 herë kampionin e Polonisë “Legia Warsaw”, kurse në xhiron e dytë përballë do ta kemi ekipin e mirënjohur nga Rusia “Nizhny Novgorod”
Me fitore kundër këtyre dy ekipeve kualifikohemi në sezonën e rregullt në grupin C ku na presin:
iberostar Tenerife (ish kampion i Champions League)
Brose Bamberg (Gjermani)
CEZ Nymburk (Çeki)
VEF Riga (Letoni)
Peristeri (Greqi)
Gaziantep (Turqi)
si dhe fituesi i ndeshjeve (Benfica/Groningen/Mornar)