KB Prishtina duket se ka filluar këndelljen për sezonin e ri.
Pas njoftimeve për disa përforcime dhe rinovimin me basketbollistët kryesorë, edhe Dardan Berisha ka vendosur të vazhdojë me klubin bardhekaltër.
Këtë e ka konfirmuar klubi kryeqytetas nëpërmes një njoftimi në Facebook, shkruan lajmi.net.
”Dhe në fund qershia mbi tortë… Basketbollisti më i mirë në Kosovë i cili nuk ka nevojë për prezantim ka rinovuar kontratën me klubin tonë”, thuhet në njoftimin e KB Prishtinës.
Ndryshe, KB Prishtina do tentojë garimin në Ligën e Kampionëve sivjet.