Fjalë Kyçe

KB Prizreni e konfirmon pjesëmarrjen në Superligë dhe në Ligën Unike

KB Prizreni e konfirmon pjesëmarrjen në Superligë dhe në Ligën Unike

Klubi i basketbollit Prizreni e ka konfirmuar sot pjesëmarrjen në Superligë dhe në Ligën Unike për sezonin e ardhshëm. Klubi prizrenas e ka njoftuar sot Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe Ligën Unike se do të marrë pjesë në këto dy gara. Ky klub e kishte në dyshim ekzistencën pas tërheqjes së sponsorit kryesor, Ponte, shkruan Gazeta Express.


Por, drejtuesit e klubit i mblodhën forcat dhe megjithatë ia dolën, mbi të gjitha pas vizitës që ia bënë klubit drejtori i Ligës Unike, Dren Zatriqi së bashku me sekretaren e FBK-së, Elvira Dushku, të cilët u interesuan për të rejat dhe ambiciet e skuadrës. KB Prizreni ishte sensacion dhe mrekullia më e mirë e sezonit të kaluar në basketbollin kosovar.