Fjalë Kyçe

KE i FFK-së mbajti mbledhjen e radhës

KE i FFK-së mbajti mbledhjen e radhës

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, sot, mbajti mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, e ku diskutoi për shumë çështje të rëndësishme për futbollin e Kosovës.

KE shqyrtoi dhe miratoi Projekt-Rregulloren e Lidhjeve Rajonale të Futbollit gjithnjë me qëllim të funksionalizimit sa më të mirë dhe profesional, duke shtuar kompetencat por edhe përgjegjësitë e këtyre Lidhjeve.

Po ashtu, KE analizoi përgatitjet për sezonin e futbollit 2019/2020 dhe konstatoi se ato po rrjedhin sipas dinamikës së paraparë.

Në këtë drejtim KE mori vendim që sezoni i ri, veç ndryshimeve që do të ndodhinë në sistemin e garave në Ipko Superligë, po ashtu Liga e parë vazhdon me 16 skuadra sikur që do të ketë edhe një Ligë të dytë Unike me 16 skuadra që përbëhet nga 8 skuadra nga dy grupet e deritashme, ndërsa skuadrat tjetra nga Liga e dytë do të garojnë në katër Liga rajonale dhe varësisht nga shtrirja territoriale do të përbëjnë këto katër liga që do t’i ndihmojë edhe popullaritet të futbollit.

Me qëllim të profesionalizimit të Komisioneve të FFK-së, KE ka vënë edhe kritere profesionale për të gjithë anëtarët që do të përbëjnë këto Komisione dhe zyrtarët tjerë të FFK-së. KE analizoi edhe përgatitjet për Turneun përkujtimor kushtuar ish-presidentit Fadil Vokrri, që do të mbahet në datëlindjen e tij më 23 korrik, duke konstatuar se gjithçka po shkon sipas programit.

Tutje KE shqyrtoi edhe kërkesat dhe parashtresat drejtuar këtij organi./Gazeta Alo