Fjalë Kyçe

Kean: Do të qëndroj në Everton

Kean: Do të qëndroj në Everton

Sulmuesi i Evertonit, Moise Kean ka insistuar se dëshiron të qëndrojë në Everton.

Kean ka qenë i lidhur me një rikthim në Itali të gjiganti italian Roma, pasi nuk po arrin të adaptohet në Premier Ligë.

Mirëpo, një gjë e tillë është refuzuar nga lojtari, i cili dëshiron të qëndrojë në kampionatin anglez, transmeton KosovaPress.

“Nuk jam duke menduar për t’u larguar, të tjerët e bëjnë këtë gjë. Jam duke menduar për të tashmen, dua të trajnohem dhe të punojë. Premier Ligë është më ndryshe nga Seria A. Të duhet kohë për t’u adaptuar”, deklaroi ai.

Kean është transferuar në Everton nga Juventus gjatë afatit veror, por ende nuk ka gjetur rrugën drejt golit