Fjalë Kyçe

KEDS e largoi pa të drejtë nga puna, Inspektorati vendos në favor të punëtorit

KEDS e largoi pa të drejtë nga puna, Inspektorati vendos në favor të punëtorit

Inspektorati i Punës e ka cilësuar të bazuar ankesën e Rashit Gashit, i përjashtuar nga puna prej KEDS-it, ku kishte punuar 13 vjet.

Gashi ishte ankuar se KEDS-i ia ka cenuar edhe privatësinë.

“Inspektorati i Punës vendosi, ankesa ime ishte e BAZUAR. KEDS nuk arriti ta dëshmoj të kundërtën dhe tash ka rastin të përmirësoj gabimet. Kosova shtet*, ku nuk kanë vend sindikalistët”, shkroi Gashi në Facebook duke publikuar edhe dokumentin.

Në dokument theksohet se vendimi i KEDS-it, është në kundërshtim me nenin1 të Kontratës së Punës.

“Të anulohet dhe rishqyrtohet vendimi i KEDS-it, të veprohet në përputhje me Aktgjykimin e Gjykatës Supreme”, thuhet në vendimin e inspektoratit.

Gashi në shkurt të këtij viti kur edhe ishte larguar nga puna, në Express Intervistën në KTV pati thënë se pasi ishte larguar nga puna ai dhe të tjerë, KEDS-i i kishte zëvendësuar me familjarë të politikanëve, kryeprokurorëve e gjyqtarëve.