Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka anuluar konkursin për pozitën e kryeshefit ekzekutiv.
“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin se sot me dt: 27.06.2024, Bordi i Drejtorëve me vendimin me nr. 4165 ka anuluar konkursin për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv me nr. 2946 të dt: 13.05.2024. Lidhur me ri shpalljen e konkursit publik për këtë pozitë, opinioni do të njoftohet me kohë”, thuhet në njoftim.
KEK dy javë më parë kishte marrë vendim për shtyrjen e afatit të aplikimit për pozitën e kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut.
Konkursi për këtë pozitë është mbyllur sot (më 27 qershor, e enjte) në orën 16:00, i cili ishte hapur më 12 qershor si rrjedhojë e shtyrjes së konkursit.
Korporata Energjetike e Kosovës nuk janë përgjigjur për KosovaPress për numrin e kandidatëve që kanë aplikuar për këtë pozitë dhe procedurat pastaj lidhur me këtë çështje.
Në njoftimin e KEK-ut, ishte thënë: Më qëllim të zhvillimit të një procesi të suksesshëm, transparent dhe konkurrent për përzgjedhjen e Kryeshefit të ri Ekzekutiv të KEK, Bordi i Drejtorëve ka vendosur që afati i aplikimit për këtë pozitë sipas konkursit publik të dt. 13. 05.2024 të shtyhet deri më datën 27 qershor 2024 në orën 16:00”, thuhej në njoftimin e KEK-ut të nënshkruar nga Alban Krasniqi, U.D. sekretar i Korporatës, Këshilltar i Përgjithshëm.
Bordi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dy muaj më parë kishte shkarkuar nga detyra tashmë ish-kryeshefin ekzekutiv, Nagip Krasniqi.
Më 19 prill 2023, me urdhër të Prokurorisë Speciale ka arrestuar drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqi nën dyshimin se ka kryer “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” , “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”.
Pas arrestimit, një muaj më vonë, Bordi i KEK-ut kishte pezulluar nga detyra e kryeshefit të KEK-ut Nagip Krasniqi.
Lexo po ashtuMeloni: Italia e gatshme të ndërmarrë ndihma për GazënNdërsa, më 15 shtator 2023 me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Krasniqi është liruar nga paraburgimi dhe kjo masë i është zëvendësuar me atë për ndalimin e afrimit të vendit apo personit të caktuar në çështjen penale kundër tij.
Bordi i Drejtorëve të KEK-ut në shkurt të këtij viti ka emëruar U.D. kryeshef ekzekutiv në Korporatën Energjetike të Kosovës, Bekir Gërguri.