Fjalë Kyçe

Kelmendi: Nëse Albini e bën këtë veprim sot, mund të ketë koalicion LVV-LDK

Kelmendi: Nëse Albini e bën këtë veprim sot, mund të ketë koalicion LVV-LDK

Publicisti, Adriatik Kelmendi, ka shkruar në facebook, se nëse Albin Kurti shkon sot për nderim te varri i Presidentit Ibrahim Rugova, kjo do të nënkuptonte një hap të vogël për Albinin, por një hap të madh për marrëveshjen LVV-LDK.

“Nëse Albini sot shkon për nderim te varri i Presidentit Ibrahim Rugova, kjo do të nënkuptonte një hap të vogël për Albinin, por një hap të madh për marrëveshjen LVV-LDK”, ka shkruar Kelmendi.Ndryshe, Kurti në përkujtimin që ia ka bërë sot, ish-presidentit Rugova, e ka quajtur humanist dhe intelektual.