Këmbësori goditet nga një veturë në lagjen Ulpiana në Prishtinë
Një këmbësorë është goditur nga një veturë në lëvizje në lagjen Ulpiana në Prishtinë.
Si pasojë e kësaj goditje këmbësori në fjalë ka pësuar edhe lëndime trupore.
Me rasint në fjalë janë duke u marrë Njësiti i Trafikut të Policisë së Kosovës në kryeqytet.
“Sot rreth orës 12:30, në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor ku është përfshirë një veturë në lëvizje dhe një këmbësor. Si pasoj lëndime trupore ka marr këmbësori. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në njoftimin e policisë.