Një këmbësor ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:30 në sheshin “Bill Clinton” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai ka thënë se viktima është dërguar për tretman mjekësor.
Tutje ka treguar se me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut.