Manchester United ka arritur të shënojë fitore pas dy barazimeve radhazi. “Djajtë e Kuq” triumfuan me rezultat të pastër 2:0 ndaj Brighton në “Old Trafford” në kuadër të javës së 18-të në Premierligë.
Kështu, Manchester United tregon “shenja jete” pas dy barazimeve dhe një eliminimi nga FA Cup.
Pjesa e parë u mbyll pa gola dhe me një dominim të lehtë nga Brighton, por kjo do të ndryshonte në fraksionin e dytë.
Cristiano Ronaldo arriti të shënonte një gol të bukur në minutën e 51-të për 1:0.
Situata u përkeqësua për Brightonin kur Dunk u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 54-të.
Me kartonin e kuq, u duk se fitorja e “Djajve të Kuq” ishte e paevitueshme, shkruan express.
Dhe, sa për ta konfirmuar atë, Bruno Fernandes shënoi për 2:0 në sekondat e fundit të ndeshjes.
Me këtë fitore, Manchester United ngjitet në vendin e katërt me 43 pikë, dy më shumë se Ëest Ham që gjendet një pozitë më poshtë.
Në anën tjetër, Brighton pozicionohet në vendin e nëntë me 33 pikë të grumbulluara.