Fjalë Kyçe

Këndellet Reali pas turpërimit nga CSKA, mund Vallecanon

Këndellet Reali pas turpërimit nga CSKA, mund Vallecanon

Real Madridi ka lënë prapa turpërimin pas humbjes nga CSAK e Moskës (0-3), në kuadër të Ligës së Kampionëve, duke iu rikthyer sonte fitoreve, shkruan Gazeta Alo.

Skuadra “merenguese” e ka mundur Rayo Vallecanon, me rezultat 1-0, sfidë kjo e zhvilluar në kuadër të La Ligës.

Ishte sulmuesi Karim Benzema (13’) që shënoi golin e tri pikëve të mëdha për skuadrën e Solarit.

Pas kësaj fitore, Reali zë vendin e tretë me 29 pikë të tubuara. /Gazeta Alo/