Fjalë Kyçe

Këngë e birra në ndejën e biznesmenit nga Stublla e Vitisë në kohë pandemie

Këngë e birra në ndejën e biznesmenit nga Stublla e Vitisë në kohë pandemie

Biznesmeni nga Stublla e Vitisë, Jozef Ramaj, në kohë pandemie ka organizur një ndejë me miqtë e tij, duke dëgjuar e kënduar muzikë me qifteli, e duke pirë birra, shkruan Insajderi.

Biznesmeni Ramaj, ndejën e tij e ka publikuar live në rrjetin social Facebook, ku shihen rreth dhjetë persona duke pirë birra e duke dëgjuar muzikë me qiftelia dhe duke kënduar së bashku.

Aktualisht në qytetin e Vitisë janë 48 persona të prekur me koronavirus, ndërsa vetëm në Stubëll janë dhjetëra të prekur nga ky virus.

Në këtë ndejë sipas informacioneve të Insajderit, janë dy vëllezër, motra e të cilëve para tri ditëve është konstatuar me koronavirus.

https://www.facebook.com/jozef.ramaj.564/videos/2607078902893196/?t=5