Fjalë Kyçe

Këngëtari i njohur me deklaratë të fortë: Për dashurinë, vras edhe veten

Këngëtari i njohur me deklaratë të fortë: Për dashurinë, vras edhe veten

Kur vjen fjala tek dashuria, artistët janë ata që e ndjejnë në të gjithë kuptimin e saj.
Jo më kot, dashuria kthehet në muzë frymëzimi, sidomos për këngëtarët. Rreth dashurisë foli pa ndrojë edhe Endri Prifti i ftuar në “Shiko kush Luan” mbrëmjen e të shtunës.
Në rubrikën “Ndaje ose laje”, pyetja e rezervuar për Endrin ishte: “Gjëja më e çmendur që ke bërë për një grua” dhe këngëtari është shprehur: “Bëj gjithçka për dashurinë, vras edhe veten!”
Sigurisht përgjigja e tij ishte një nga deklaratat më të forta të mbrëmjes e megjithatë ai sërish u lag sepse loja e donte që të kthente përgjigje për çfarë kishte bërë deri më tani.