Halsey reagon në Twitter Halsey konfirmoi lidhjen e saj të re me Evan Peters teksa ishte e ftuar në “The Ellen Show”. Nuk kaloi shumë kohë dhe këngëtarja e hitit “Graveyard” u fotografua me aktorin e “American Horror Story”, teksa ky i fundit e përkëdhelte barkun e 25-vjeçares që në foto dukej disi i fryrë.
Në rrjetin social Twitter adhuruesit nisën të flisnin për shtatzëninë e papritur të Halsey saqë kjo e fundit u detyrua të reagonte duke dhënë përgjigjen epike.
“A është djalë? A është vajzë? Është një petull”, shkroi ajo në postimin e parë që vijoi nga një tjetër. “Vazhdoj të mos jem shtatzënë. Vazhdoj të jem alergjike ndaj glutenit. Vazhdoj që pëlqej petullat”, tha Halsey duke nënkuptuar që arsyeja përse barku i saj dukej i fryrë ishte për shkak se kishte ngrënë petulla edhe pse është alergjike ndaj glutenit që i bën dëm.