Fjalë Kyçe

Keqësohet gjendja e pacientëve me Covid në Pejë, 41 persona në gjendje të rëndë

Keqësohet gjendja e pacientëve me Covid në Pejë, 41 persona në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, janë duke u trajtuar 147 persona me Covid, ndërsa prej tyre 108 kanë nevojë për trajtim me oksigjen.

Në anën tjetër është rritur numri i atyre që janë në gjendje të rëndë, nga 27 që ishin një ditë më parë, tashmë janë 41 pacientë që janë në gjendje të rëndë.

Tutje siç njofton spitali 11 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid.

Raporti i plotë:

11 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 147 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 Pacientë janë në Respirator (CPAP), 108 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 41 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 154 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 20 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

2 lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, dhe 2 foshnjat e porsalindura janë të gjinisë femërore.

236 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,292.