Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prizren nën arsyet për ‘dhunim’.
Policia e Kosovës ka njoftuar se i arrestuari dyshohet se duke shfrytëzuar gjendjen mentale të viktimës femër, ka kryer marrëdhënie seksuale me të.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Detaje të tjera rreth rastit ende nuk dihen.