Fjalë Kyçe

Keqpërdoronte seksualisht vajzën me probleme mendore, arrestohet 56 vjeçari

Keqpërdoronte seksualisht vajzën me probleme mendore, arrestohet 56 vjeçari

Përmes një fotografie i ranë në gjurmë.

Vajza, vendndodhjen e së cilës familja nuk e dinte prej 10 ditësh doli se po rrinte te i njohuri i tyre me inicialet S.M., jo shumë larg shtëpisë.

Në fakt në këtë shtëpizë, e reja e cila ka probleme të shëndetit mendor qëndroi më të vetëm për tri ditë, njofton Klan Kosova.

Tani kur në bashkëpunim me policinë ajo u kthye në shtëpi, në familje thonë se dyshimet janë se gjatë kësaj kohe e njëjta u keqpërdor seksualisht nga vëllai i njerkut të saj.

I dyshuari 56 vjeçar është arrestuar nga policia. Televizioni merr vesh se gjatë intervistimit e ka pranuar fajin.

https://www.youtube.com/watch?v=ec4Nq6ZVrcw&feature=emb_title