Redaktori i portalit GazetaBlic i cili njëherësh është edhe autor i emisionit “Expose” Diamant Bajra, ka pranuar mesazhe kërcënuese lidhur me emisionin e fundit ku është trajtuar qarkullimi i parave të falsifikuara dhe shitja e tyre përmes rrjetit social “TikTok”.
Pas transmetimit të emisionit “Falsifikimi që rrezikon Kosovën” në televizionin “Kanal10”, Bajra ka publikuar në profilin e tij në “TikTok” një pjesë të shkëputur nga emisioni, ku edhe ka pranuar një mesazh kërcënues nga një profil i rremë ku shkruan se – “A e menon qe tdel njk ta kerset automat edhe se din as kush”.
Lidhur me këtë çështje është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët tashmë ka hapur një rast hetimi të cilësuar si kanosje ndaj gazetarit Diamant Bajra.