Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, sot ka pranuar dy mesazhe me përmbajtje kërcënuese.
Tahiri përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se rastin e ka paraqitur në polici. Sipas tij, njëri nga kërcënuesit ka qenë në komunikim me strukturat drejtuese të PDK-së në Vushtrri.
“Të dashur qytetarë të Vushtrrisë, Dje gjatë paradites kam pranuar dy mesazhe me përmbajtje kërcënuese për jetën time nga dy llogari të ndryshme në Facebook. Rastin e kam paraqitur në policinë e Kosovës sepse unë i besoj institucioneve të Republikës. Pasi që rasti u bë publik sot, e konsiderova të rëndësishme të bëjë këtë njoftim. Siç i kam thënë edhe Policisësë Kosovës, njëri nga kërcënuesit ka qenë në komunikim me strukturat drejtuese të PDK-së në Vushtrri”, ka shkruar Tahiri.
Ai, gjithashtu i ka bërë thirrje PDK-së ta ruajë kulturën politike tolerante dhe të mos nxisin urrejtje mbi baza politike.
“I bëjë thirrje subjekteve politike në Vushtrri, sidomos PDK-së të ruajnë kulturën politike tolerante dhe të mos nxisin urrejtje mbi baza politike. Nuk kam kërkuar dhe as nuk kërkojë mbrojtje sepse konsiderojë që angazhimi ynë është në interesin e qytetit dhe të qytetarëve të Vushtrrisë dhe asnjë kërcënim nuk do të na ndalë.
I juaji, Xhafer Tahiri”, ka përfunduar Tahiri.