Një profesor i UP-së është kërcënuar dhe kanosur dje nga një person. Fjala është për Xhevat Krasniqin, ligjërues në fakultetin e Edukimit. Kanosja ndaj tij është bërë që profesori t’ia kalojë nga provimin, të dashurën, e kërcënuesit.
Xhevat Krasniqi të hënën po shkonte si zakonisht në drejtim të Fakulteti të Edukimit, ku është ligjërues, kur ai u ndal nga një person i cili edhe iu afrua. Ky i fundit, gjatë diskutimit me profesorin e kërcënoi atë se do t’ia nxjerrë sytë me gishta, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.
Kjo, nëse profesori Krasniqi nuk ia kalon nga provimi ‘nusen’ e tij studente në UP.
“Nëse nuk ma kalon nusen në provim kam me t’i nxjerrë sytë me këta dy gishta”, merr vesh Reporteri.net, ti ketë thënë kërcënuesi profesorit.
Krejt ngjarja ka ndodhur në oborrin e Fakultetit të Edukimit, brenda kampusit universitar “Hasan Prishtina”, të hënë rreth orës 8 të mëngjesit.
Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët e kanë iniciuar si kanosje.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. Njësitë policore janë duke hetuar rastin”, njofton Policia në raport 24 orësh, shkruan Reporteri.net.
Tutje sipas tyre, i dyshuari është intervistuar dhe me pas, me urdhër të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.