Një person i dyshuar është arrestuar dje në Prizren.
Arrestimi i tij është bërë pasi që i njëjti ka kanosur ish të fejuarën e tij dhe babain e saj, transmeton Indeksonline.
Nuk janë dhënë detaje shtesë, teksa në raportin e policisë thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.