Fjalë Kyçe

Kërkesa e çuditshme e resë së Remzies për grimeren

Kërkesa e çuditshme e resë së Remzies për grimeren

Gëzime Krasniqi u bë emër i njohur që kur u lidh me djalin e këngëtares Remzie Osmani. Emri i saj u lakua mjaftë nga media rozë.

Gëzimja, vajza me trupin elegant, bëri që shpesh të komentohej nga gazetarët e medias rozë.

Fejesa i dha edhe më shumë famë, pasi në fotot e bëra me këtë rast, ilustroheshin mirë linjat e saj trupore, shkruan “Kosovarja”.

Me rastin e dasmës, e gjithë vëmendja e gazetarëve u kthye tek Gëzimja. U komentua shumë pamja e saj e jashtme.

Siç kuptojmë, Gëzimja gjatë gjithë kohës kishte kërkesë që flokët dhe grimi të ishin sa më natyral.

Duket e çuditshme, pasi thuajse të gjitha nuset kanë tendencë që të dalin nga vetja.