Kërkesat e PDK-së në Gjilan për t’u inkorporuar në buxhet – 1.35 milionë euro për projekte kyçe
Gjatë ditës së djeshme(27 shkurt) në një seancë të jashtëzakonshme të organizuar nga opozita Kuvendi Komunal ka miratuar buxhetin për vitin 2025 me disa ndryshime, ku janë votuar disa nga kërkesat e partive opozitare, LDK dhe PDK në Gjilan.
Përmes një komunikate për media, PDK në Gjilan i ka bërë të ditura kërkesat që u paraqitën dje në seancë për t’u inkorporuar në buxhet.
Gjithashtu, nga PDK theksojnë se këto projekte kanë vlerën prej mbi 1.35 milionë euro.
“1 milion euro – Projekti për varrezat e reja të qytetit të Gjilanit, 126 mijë euro – Projekti për ndërtimin e strehimores për kujdesin e qenëve endacak, 17 mijë euro – Projekti “Shtëpia Muze” për fotografi të dëshmorit Pajazit Ahmeti, 138 mijë euro – Funksionalizimi i shkollës së mesme të bujqësisë, e cila është paaftësuar dhe mbyllur nga qeverisja e VV-së”.
Gjilani u shpëton zgjedhjeve të parakohshme, miratohet buxheti për këtë vit
Lexo po ashtu
Gjilani u shpëton zgjedhjeve të parakohshme, miratohet buxheti për këtë vit
“30 mijë euro – Subvencionimi për nxënësit e shkollës së mesme të bujqësisë, për praktikën e tyre për aftësim profesional në infrastrukturën e kësaj shkolle, 42 mijë euro – Nivelizimi i pagave me rritjen prej 250 euro mujore, prej muajit janar për 14 zjarrëfikësit vullnetarë të Gjilanit”, thuhet në komunikatën e PDK-së.