Fjalë Kyçe

Kërkohet angazhimi i një ciceroni në kompleksin “Zahir Pajaziti” në Podujevë

Kërkohet angazhimi i një ciceroni në kompleksin “Zahir Pajaziti” në Podujevë

Organizata joqeveristare “Sundimi i Demokracisë në Kosovës” (SDK) nëpërmjet një kërkese publike ka kërkuar nga kandidatet për kryetar të Komunës së Podujevës që të bëjnë një zotim për të gjetur mundësinë të angazhojnë një ciceron për Kompleksin memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan.

Siç thuhet në këtë kërkesë, Kompleksi memorial “Zahir Pajaziti” është ndër vendet më të vizituara në Komunën e Podujevës.

“Qytetarë të shumtë dëshirojnë që përmes vizitave të tyre të informohen më shumë për veprimtarin e heroit të kombit Zahir Pajaziti. Të gjithë ata vizitorë brenda dhe jashtë vendi që vizitojnë këtë kompleks kthehen të zhgënjyer sepse nuk ka të angazhuar asnjë person (ciceron) i cili i shpjegon vizitorëve për veprimtarinë dhe heroizmin e Zahir Pajazitit i cili e filloi një luftë, e ajo luftë u kurorëzua me lirinë që ne po e gëzojmë sot”, thuhet në kërkesën publike të SDK-së.

“Si shoqëri civile të kësaj ane kërkojmë nga të tre kandidatët të bëjnë një zotim publik se nëse marrin pozitën e kryetarit të komunës të fillojnë procedurat e përzgjedhjes së një personi i cili do të angazhohej në pozitën e ciceronit në Kompleksin memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan”.