Fjalë Kyçe

Kërkohet kosovarja që ishte e dashura e pedofilit gjerman Christian Brueckner

Kërkohet kosovarja që ishte e dashura e pedofilit gjerman Christian Brueckner

Pedofili gjerman Christian Brueckner , i njohur për rastin Medeleine McCann, shumë shpejtë mund të lirohet nga burgu. Policia gjermane, ka frikë se dhunuesit gjerman mund t’i jepet lirimi me kusht, ndërsa janë duke kërkuar ish-dashurën e tij “të mitur kosovare”, e cila mund të ndihmojë në zgjidhjen e rasti.

Sipas raportimit të Daily Mail,pedofili Brueckner, ka të drejtë për lirimin me kusht këtë fundjavë, ndonëse policia përpiqet dëshpërimisht të gjej të dashurën e tij kosovare pak para se të ndodhte rasti i rëndë me tre vjeçare e zhdukur më 3 maj, 2007.

Brueckner është pas hekurave në Gjermani pasi u burgos vitin e kaluar për dhunimin e një turisti 72 vjeçar amerikan në vendpushimin Algarive 18 muaj para se Maddie të zhdukej.