Fjalë Kyçe

Kërkohet paraburgim për dorasin: Prokuroria tregon se si erdhi deri te vrasja e të riut në Viti

Kërkohet paraburgim për dorasin: Prokuroria tregon se si erdhi deri te vrasja e të riut në Viti

Prokuroria e Gjilanit ka kërkuar paraburgim për të dyshuarin e vrasjes së të riut në Viti.
Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Prokuroria e Gjilanit, shkruan lajmi.net.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurit B.R., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale ‘’Vrasja e rëndë’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri B.R., më 13 Korrik 2021, rreth orës 11h, me dashje, ka privuar nga jeta tani të ndjerin A.R., në atë mënyrë që pas një konflikti fizik në mes të pandehurit dhe viktimave A.R. dhe B.B., i pandehuri ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, me ç’rast tani i ndjeri A.R., nuk iu ka mbijetuar plagëve dhe ka ndërruar jetë, ndërsa i dëmtuari B.B., për shkak të lëndimeve ka kërkuar tretman mjekësor.

I pandehuri B.R. me vendim të prokurorit të shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.