Fjalë Kyçe

Kërkohet paraburgim për dy policët që dyshohet se keqtrajtuan një qytetar

Kërkohet paraburgim për dy policët që dyshohet se keqtrajtuan një qytetar

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente, ndaj të pandehurve V.M. dhe A.D., në drejtim të veprave penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se më 15 qershor 2022, rreth orës 22:40, në Stacionin Policor në Fushë Kosovë, të pandehurit, në cilësinë e zyrtarëve policor, në bashkëkryerje e kanë keqtrajtuar fizikisht dhe psiçikisht një person (të dëmtuarin), në atë mënyrë që përderisa të pandehurit e kishin ndalur të dëmtuarin në qytetin e Fushë Kosovës për shkak të një kundërvajtje në trafik, të njëjtit i kishin marrë dokumentet dhe i kishin kërkuar që të vinte në stacionin policor, ashtu që, pasi kishte arritur në stacion, të dëmtuarin e kishin vendosur në një zyre dhe gjatë përpilimit të fletë-kundërvajtës, të pandehurit fillimisht e kishin fyer e pastaj të njëjtin edhe e kanë sulmuar fizikisht.