Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka njoftuar se në seancën e sotme dëgjimore për vrasjen e tre personave dhe lëndimin e një tjetri në fshatin Gllogjan të Deçanit, prokurorja e rastit ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për tre personat e ndaluar.
“Prokurorja e çështjes brenda afatit ligjor ka parashtruar kërkesën e caktimit të masës së paraburgimit dhe këtë kërkesë e ka elaboruar sot në seancën e procedurës paraprake dhe shpresojmë që gjyqtari të marrë vendim lidhur me këtë kërkesë”, ka thënë ai para mediave.
Tutje, Nikçi u shpreh se se për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk do të japin më shumë detaje.