Fjalë Kyçe

Kërkohet paraburgim për zv/drejtorin që dyshohet se e sulmoi seksualisht nxënësen në Malishevë

Kërkohet paraburgim për zv/drejtorin që dyshohet se e sulmoi seksualisht nxënësen në Malishevë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë kërkesë për paraburgim ndaj zëvendësdrejtorit të gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë, Atom Krasniqit, pasi dyshohet për sulm seksual ndaj një nxënëseje.

“ Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit A.K, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulm seksual”. Sipas kërkesës, rasti ka ndodhur më 16 dhjetor 2021, në gjimnazin “Hamdi Berisha”, në Malishevë, ndërsa Prokurori i Shtetit ndaj të pandehurit ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 20 dhjetor 2021″.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./sinjali