Presidenti serb Aleksander Vuçiq u shprehë i shqetësuar me veprimet e Kosovës që sipas tij nuk po i kufizon askush, transmeton Indeksonline.
Po ashtu u shprehë se Prishtina është gati për të marrë masa të reja që për qëllim kanë Serbinë dhe qytetarët serb në Kosovë.
Vuçiq po ashtu potencoi se Kosova e ka ndërmend të marr tre veprime të reja kundër Serbisë por nuk i potencoi se për çfarë lloj veprimesh bëhet fjalë.
Ndërsa për lajmet se në Beograd mbrëmë janë parë tanket në qytet pas përfundimit të protestës, i quajti shpikje. Sipas tij shqiptarët janë të lindur për shpikje.
Sa i përket protestave të mbrëmshme opozitare kundër tij, Vuçiq i quajti absurde. Ndërsa për kërkesën për dorëheqje ai tha: “Ajo as që vjen në mendjen time.”
Presidenti serb është duke kaluar në një kohë të vështirë. Pas vendosjes së taksës 100% nga Republika e Kosovës ndaj taksave serbe, tash e ka edhe kundër opozitën dhe popullin.