Fjalë Kyçe

Kërkohet shtyrja e Lojërave Olimpike 2020

Kërkohet shtyrja e Lojërave Olimpike 2020

Edhe Lojërat Olimpike 2020 mund të shtyhen, si pasojë e koronavirusit.

Përhapja e madhe e koronavirusit në botë ka bërë që shumë evenimente sportive, për të mos thënë të gjitha, janë shtyrë.

Gara të shumta në të gjitha sportet, e madje edhe Kampionati Evropian në futboll, i planifikuar për këtë verë, janë shtyrë.

Së fundmi, thirrje është bërë që të shtyhene dhe Lojërat Olimpike, të cilat planifikohet të mbahen në Tokio, nga 24 korriku deri më 9 gusht, përcjell lajmi.net.

Në mesin e atyre që kërkojnë shtyrjen e kësaj olimpiade është edhe komiteti olimpik gjerman, si dhe atleti gjerman, Andreas Toba.

Megjithatë, deri në këtë pikë, Komiteti Olimpik Internacional dhe qeveria japoneze kanë thënë se nuk ka nevojë të shtyhen garat.