Fjalë Kyçe

“Kërkoi ujë të pinte, më pas ra ndërtesa” Gazetarja tregon mes lotësh tmerrin në Durrës

“Kërkoi ujë të pinte, më pas ra ndërtesa” Gazetarja tregon mes lotësh tmerrin në Durrës

Detaje tragjike dalin në dritë nga vila 4 katëshe ku ishin ‘të ngujuar’ 7 anëtarë të një familje në Durrës. Ndonëse nga vila e shkatërruar vinin thirrje për ndihmë nga një djalë, ajo u rrëzua totalisht. Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje direkte nga banesa në zonën e Kënetës, bëri publike një dëshmi rrëqethëse që vinte nga vila e tmerrit.

Gjatë një bashkëbisedimi me një të afërm të familjes me origjinë nga Dibra, djali 17-vjeçar kishte kërkuar ujë. Pasi i kishin dhënë ujë, forcat e ndërhyrjes në terren kishin tentuar t’i ofroheshin për ndihmë djalit, por fatkeqësisht banesa u shemb totalisht.

“Nga ajo që bisedova me një të afërm të familjes, djali kërkonte ujë, dhe se kishte deklaruar se nuk shihte persona të tjerë rreth e qark. Ata shkuan ti japin ujë…me shpresën që të ndërhynin…ai ishte bllokuar mes një kolone”, -rrëfeu gazetarja Klodiana Lala mes lotësh për ‘News24’.