Fjalë Kyçe

Këshilli Grevist i FSK-PTK: Kjo javë të jetë e negociatave, i jepet hapësirë dialogut

Këshilli Grevist i FSK-PTK: Kjo javë të jetë e negociatave, i jepet hapësirë dialogut

Këshilli Organizativ i Protestave të FSP-PTK-së përmes një njoftimi u është drejtuar anëtarëve të FSP-PTK dhe punonjësve të Telekomit të Kosovës, se ka pranuar që edhe kjo javë të jetë javë e negociatave, për t’i dhënë hapësirë dialogut.

Në njoftim thuhet: Pas komunikimeve të vazhdueshme mekryeministrin z. Avdulla Hoti dhe ministrin z. Blerim Kuçi dhe premtimet që brenda dy apo tri ditëve do te zgjidhet përfundimisht kontesti me Dardafon dhe Telekomit të Kosovës, Këshilli i Grevave për shkak të gjendjes së krijuar me Covid 19 dhe pas kërkesave që t’i jepet hapësirë dialogut ka pranuar që edhe kjo javë të jetë javë e negociatave përfundimtare për gjetjen e zgjidhjes së qëndrueshme për Telekomin e Kosovës.

Këshilli i Grevave ka marrë vendim të prerë që nëse dështojnë hapja e xhirollogarive dhe fillimi i operimit normal të ndërmarrjes gjatë kësaj javë, nga e hëna, datë 16.11.2020, nga ora 13:00, do të protestohet para Qeverisë së Republikës së Kosovës si dhe do të fillojë po ata ditë edhe me greva të përgjithshme, thuhet në njoftimin për media të Këshillit Organizativ të Protestave të FSP-PTK-së.